Anketë e NDI: VMRO rejting më të madh tek maqedonasit, BDI tek shqitparët

Anketë e NDI: VMRO rejting më të madh tek maqedonasit, BDI tek shqitparët

Instituti Amerikan NDI ka publikuar një anketë sipas së cilës nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet, fituese do të ishte VMRO-DPMNE.

Tek kampi shqiptar kryeson BDI-ja, më pas radhitet Lëvizja BESA, ndërsa e treta është ASH.

Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhje parlamentare:

21,5% të anketuarve janë deklaruar se do të votonin për VMRO-DPMNE-në,

13,9% për LSDM-në,

6,2% për BDI-në,

3,6% për Lëvizjen Besa,

3,4% për Aleancën për Shqiptarët,

2,9% për Levicën,

1,7% për Maksim Dimitrievskin

Këto qëndrime janë dhënë nga 1.0003 qytetarë të anketuar mbi 18-vjeç. Hulumtimi u realizua nga 13-24 prill i vitit 2023, nga Tim Institut dhe u financua nga Fondi nacional për demokraci NED. Margjina e gabimit është +/-3.09%

16,7% e qytetarëve kanë deklaruar se nuk do të dalin fare të votojnë. 8,5% të tjerë nuk kanë dhënë përgjigje, ndërkaq 18,3% kanë thënë se “ende nuk kanë vendosur se për kë do të votojnë”.

 

MARKETING