Anijet e Koresë së Jugut mund të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit pas koordinimit me Iranin
MARKETING
Anijet e Koresë së Jugut mund të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, por vetëm pas koordinimit me Teheranin, tha sot ambasadori i Iranit në Seul, transmeton Anadolu.
MARKETING
“Nuk ka probleme me anijet (e vendit)”, tha Saeed Koozechi, duke e quajtur Korenë e Jugut një “vend jo-armiqësor”.
“Por, që ato të kalojnë, nevojitet koordinim, konsultime paraprake me ushtrinë dhe qeverinë iraniane”, u tha ai gazetarëve në Seul.
Sipas Yonhap News me seli në Seul, rreth 26 anije të Koresë së Jugut me rreth 180 anëtarë të ekuipazhit në bord mbeten të bllokuara në korsinë e transportit detar, e cila ishte e ngarkuar para se të fillonte lufta në fund të muajit të kaluar.
Koozechi tha se Teherani i kërkoi Seulit të “japë detajet e anijeve të bllokuara” gjatë telefonatave të së hënës midis ministrave të tyre të jashtëm.
Ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Cho Hyun i kërkoi të hënën homologut të tij iranian Abbas Araghchi të sigurojë lundrim të sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit mes konfliktit në rritje në Lindjen e Mesme.
Koreja e Jugut po siguron pothuajse 55 për qind të furnizimeve të saj me energji nga shtetet e Gjirit, duke kaluar tranzit përmes Ngushticës së Hormuzit, e cila mbetet në fakt nën kontrollin e Iranit pasi SHBA-ja dhe Izraeli filluan të godisnin Teheranin me sulme ajrore më 28 shkurt.
Seuli pagoi rreth 144 miliardë dollarë në vitin 2024 për blerjet e saj të energjisë.
Teherani ka lejuar kalimin përmes Ngushticës së Hormuzit për “vendet mike, përfshirë Kinën, Rusinë, Indinë, Irakun dhe Pakistanin”, tha misioni diplomatik iranian në kryeqytetin financiar të Indisë, Mumbai, në kompaninë amerikane të mediave sociale X.

