Anglia emëron zyrtarisht pasuesin e Southgate, befason me zgjedhjen

Anglia emëron zyrtarisht pasuesin e Southgate, befason me zgjedhjen

Federata Angleze e Futbollit (FA) ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Lee Carsley si trajner të përkohshëm të ekipit kombëtar.

Gareth Southgate dha dorëheqje si trajner i Anglisë menjëherë pas finales së humbur nga Spanja në Euro 2024.

Nga ai moment, drejtuesit e Federatës Angleze kanë filluar me ‘gjahun’ për ta gjetur trajnerin e ri, ku emra të mëdhenj janë përfolur si pasues të Southgate.

Megjithatë, FA ka vendosur ta emëroj trajnerin aktual të ekipi U-21, si trajner të përkohshëm të ekipit të parë të Tre Luanëve.

“Lee Carsley është emëruar trajner i përkohshëm i seniorëve të Anglisë përpara fillimit të sezonit 2024-25 të Ligës së Kombeve”.

“Carsley do të largohet nga roli i tij në krye të ekipit U21, fillimisht për ndeshjet e shtatorit jashtë vendit me Republikën e Irlandës dhe në shtëpi me Finlandën, por me synimin për të mbetur në pozicion gjatë gjithë vjeshtës, ndërsa procesi i rekrutimit të FA për një trajner të ri të përhershëm vazhdon”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

MARKETING