Anëtarët e komisionit për ndërhyrje kardiologjike dhe kardiokurorgjike shumë shpejt do të mbajnë mbledhje onllajn me tre ekspertë të huaj
Tashmë ka përfunduar procedura gjithëpërfshirëse komplekse administrative në lidhje me angazhimin e tre ekspertëve të huaj nga Italia dhe Sllovenia dhe pritet që së shpejti anëtarët e komisionit të brendshëm për ndërhyrje kardiologjie dhe kardiokirurgjike bashkë me ta të mbajnë takim onllajn, informuan për MIA-n nga Ministria e Shëndetësisë.
Pas mbajtjes së takimit, siç theksojnë, publiku do të informohet për konkluzionet dhe aktivitetet e ardhshme, si dhe për biografitë e ekspertëve të huaj.
Nikolla Llakiq, kirurg kardiovaskular nga Qendra Klinike Universitare në Lubjanë, Ugolino Livi kardiokirurg nga Italia, Hugon Mozhina specialist internist dhe specialist për mjekim intensiv, Lubjanë.
Kur u pyetën nëse ka pasur ndryshime në përbërjen e komisionit, Ministria e Shëndetësisë për MIA-n theksoi se ka pasur ndryshim në përbërjen e komisionit vetëm në pjesën e njërit prej përfaqësuesve të tyre, ku dr. Aleksandar Stankov, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, është emëruar si anëtar i ri, ndërsa dr. Zharko Hristovski, si anëtari më i vjetër i komisionit, është ende kryetar.

