Andonovski: “Roaming si në shtëpi me BE-në” për qytetarët është përfitim i madh nga tregu i përbashkët
Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski, pret që procesi “Roaming si në shtëpi” me BE-në dhe beson se aktivitetet që janë nisur në ndërkohë do të motivojnë operatorët e telekomunikacionit t’iu dalin në ndihmë qytetarëve me shepnzimet gjatë udhëtimit jashtë vendit.
“Vitin e kaluar, pati një ndryshim të caktuar te njëri prej operatorëve të telekomunikacionit me rregullimin në rënie të çmimeve të roamingut, tek operatori tjetër kishte politika, zbritje ose përfitime shtesë të tjera, kështu që mendoj se kjo do t’i motivojë operatorët e telekomunikacionit. Kemi bashkëpunim të mirë me ta, por kjo pjesë, mbështetja e qytetarëve ose ndihma ndaj tyre kur udhëtojnë, nuk është realisht një shumë e madhe për ta, ndërsa për qytetarët është një lehtësi e madhe të mos kenë nevojë të marrin një kartë sim të re, por thjesht të aktivizojnë pakon nga një prej operatorëve vendas”, tha Andonovaki në “Top tema” në TV Telma.
Duke folur për përfitimet, vlerësoi se Roamingu si në shtëpi është një nivel poshtë liberalizimit të vizave dhe një përfitim i madh për qytetarët.
“Në kohën e dixhitalizimit, t’u lejosh qytetarëve tënd të udhëtojnë lirshëm pa pasur nevojë të vrapojnë te policia e trafikut për të gjetur një kartelë sim ose të kërkojnë se cila kartel sim pranohet në atë vend, të paguash shpenzime shtesë ose të kesh shpenzime të fshehura me operatorët e telekomunikacionit në vendin tënd nëse dikush aksidentalisht bie në telefonin tënd ndërsa je diku në Evropë, është vërtet diçka që është një përfitim i tregut të përbashkët”, potencoi Andonovski.
Sipas tij, nëse do të kishte pasur presion nga rajoni dhe nga Maqedonia, më herët do ta kishim përmbushur afatin si me Ukrainën ashtu edhe me Moldavinë”.
“Procesi mori dinamikë kur e kërkoi Ukraina, për shkak të migrimit nga lufta, por kur i plotëson kushtet në vend, është shumë e lehtë të lobosh”, tha Andonovski.
Ai theksoi se është mosmirënjohëse të caktohen afate për përfundimin e negociatave dhe zbatimin e vendimit , “Surfoni si në shtëpi” dhe përsërit se vendi do t’i përmbushë detyrimet e tij deri në mesin e marsit vetëm nëse marrim një përgjigje pozitive nga BE-ja se ligji është i mirë dhe legjislacioni është transpozuar mirë.
“Pastaj kalojmë në negociata, do të varet nga BE-ja, nga institucionet në Komisionin Evropian, por edhe nga vendet anëtare kur ta përfundojnë procesin, por jam optimist se mund ta përfundojmë këtë proces këtë vit”, theksoi Andonovski.

