Andonovski javën e ardhshme në takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Influenserëve

Andonovski javën e ardhshme në takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Influenserëve

Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski, sot nga Shtipi paralajmëroi se janë të mundshme ndryshime, gjegjësisht ndryshime ligjore me të cilat rregullojnë punën e influenserëve, ndërsa për të cilat Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) ka miratuar edhe një Rregullore.

“Ekziston një rregullore e miratuar bazuar në ndryshimet në Ligjin e vitit 2023, i cili hyri në fuqi disa muaj më parë, me të cilën kërkohet regjistrim i detyrueshëm i influesnerëve, Kam dëgjuar edhe komentet e Shoqatës së re të Inluenserëve dhe mendoj se ia vlen të diskutohen këto çështje. Më lejoni të paralajmërmoj se ndryshimet janë të mundshme, sepse nuk besojmë se duhet t’u kërkojmë në mënyrë të ngurtë krijuesve të përmbajtjes të sillen në të njëjtën mënyrë si platformat për ndarjen e asaj përmbajtjeje, gjegjësisht të kërkojnë kritere kaq të larta, nga ana e personave fizikë që kohë pas kohe ose vazhdimisht angazhohen në këtë punë”, deklaroi Andonovski.

Ai shtoi se i krahason influenserët me kolumnistët dhe, siç tha, nëse në mediat tradicionale nuk kërkohen kritere të larta për regjistrim dhe një qasje rigjide ndaj krijuesve të përmbajtjes në mediat tradicionale, nuk e sheh pse duhet të ketë një qasje kaq rigjide ndaj këtij grupi njerëzish.

Ministri Andovski theksoi dhe se udhërrëfyesi joformal i cili u miratua, krijoi keqkuptime shtesë.

“U miratua dhe një dokument joformal i quajtur udhërrëfyes, i cili solli konfuzion shtesë sepse ishte një dokument joformal që nuk kishte vlefshmëri ligjore, ndërsa kuptohej ose prezantohej si i detyrueshëm për përdorim nga ky grup opinionistës. Kjo krijoi edhe më shumë keqkuptime midis njërës palë dhe tjetrës”, theksoi Andonovski.

MARKETING