Ancelotti sqaron arsyen e mos ftesës së Neymarit te Brazili

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka sqaruar arsyet pse Neymar Jr nuk është përfshirë në listën paraprake për Kupën e Botës.
Ancelotti theksoi se vendimi nuk lidhet me ndonjë problem fizik, por me një analizë teknike dhe nevojën për ekuilibër në skuadër.
“Duam të luajmë me intensitet, të mbrohemi fort dhe të qarkullojmë topin shpejt. E rëndësishme është ekuilibri. Tashmë kam një grup lojtarësh në mendje për Kupën e Botës”.
“Gabimi më i madh do të ishte të zgjidhnim 26 lojtarët e gabuar. Talenti ekziston, por forca kolektive është shumë më e rëndësishme”.
“Kanë kaluar 24 vite që kur Brazili e ka fituar për herë të fundit Kupën e Botës. Ka ardhur koha. Përgjegjësia është e madhe, por motivimi i gjithë kombit mund të bëjë diferencën”, përfundoi trajneri i Selecaos.