Ancelotti: Lille e meritoi fitoren

Ancelotti: Lille e meritoi fitoren

Real Madridi është mposhtur nga Lille në Ligën e Kampionëve (1-0). Pas kësaj humbje, trajneri Carlo Ancelotti nuk e fshehu zhgënjimin e tij të madh për këtë humbje.

“Çfarë ndodhi? Ndodhi ajo që ata e merituan, luajtën më mirë. Ne hasëm shumë vështirësi të futeshim në lojë. Krijuam raste vetëm në fund me topa të gjatë. Ekipi nuk ishte mirë, asgjë nuk funksioni, por ne duhet të mësojmë nga kjo humbje. Shpesh edhe humbjet mund të jenë të vlefshme. Sezoni është akoma i gjatë, duhet të përmirësojmë”, u shpreh Ancelotti.

MARKETING