Ancelotti i ngushëllon madrilenët: Herën e fundit kur humbëm 4-0 nga Barca, fituam Ligën e Kampionëve dhe La Ligën

Ancelotti i ngushëllon madrilenët: Herën e fundit kur humbëm 4-0 nga Barca, fituam Ligën e Kampionëve dhe La Ligën

Carlo Ancelotti e ka ngushëlluar vetën pas humbjes së mbrëmshme të Real Madridit me rezultat 0-4 nga Barcelona.
Pavarësisht humbjes, tekniku italian beson se skuadra e tij luajti mirë gjatë pjesës së parë
Ai shtoi se kur Real Madridi humbi ndeshjen e fundit ndaj Barcelonës me rezultat 0-4, ”mbretërit” në atë sezon e fituan La Ligan dhe Ligën e Kampionëve.
“Duhet të mësojmë nga kjo. Vetë-kritika është themelore. Por nuk i hedhim të gjitha në kosh,” shtoi Ancelotti. “Herën e fundit që humbëm 4-0 nga Barcelona, fituam La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve. Ne vazhdojmë të luftojmë.”, deklaroi Ancelotti.

Pas 11 ndeshjeve të zhvilluara, Barcelona është lidere e La ligas me 30 pikë, gjashtë më shumë se Real Madridi.

MARKETING