Ambasada gjermane në një vjetorin e sulmit të Banjskës: Radoiçiq është ende i lirë
Ambasada gjermane ka reaguar me rastin e një vjetorit të sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit Zveçanit nga një grup serbësh, të udhëhequr nga Milan Radoiçiq.
Në përkujtimin e saj Ambasade theksohet fakti se i dyshuari për udhëheqjen e këtij sulmi Radoiçiq është ende i lirë.
“Një vit më parë, gjatë sulmit të tmerrshëm në Banjskë, polici i Kosovës Afrim Bunjaku humbi jetën. Sakrifica e tij nuk do të harrohet, por fakti mbetet: Milan Radoiçiq, autori i supozuar pas këtij krimi, pavarësisht se ka pranuar përgjegjësinë, është ende i lirë në Serbi. Dështimi për të mbajtur përgjegjës përgjegjësit, pavarësisht pranimeve të qarta të fajit, minon paqen në rajon dhe dërgon një mesazh të rrezikshëm. Drejtësia duhet të vendoset. Nuk ka më vonesa apo justifikime”, thuhet në reagimin e Ambasadës gjermane.