Ambasada e SHBA-së në Shkup apelon që mbajtësit e vizave t’i ndjekin ligjet dhe rregullat amerikane

Ambasada amerikane në Shkup apelon që mbajtësit e vizave t’i ndjekin ligjet dhe rregullat amerikane.
“Skriningu i vizave për SHBA-në nuk ndalet pas dhënies së vizave. Ne vazhdimisht i kontrollojmë mbajtësit e vizave për të konfirmuar nëse i ndjekin të gjitha ligjet dhe rregullat amerikane dhe nëse nuk i zbatojnë do t’ua revokojmë vizat dhe do t’i deportojmë”, qëndron në postimin e Ambasadës në Fejsbuk.
Javën e kaluar, ambasada bëri një apel për qytetarët që kanë vizë amerikane, për ta përdorur atë siç duhet. Ata deklaruan se nëse dikush qëndron më gjatë se sa është përshkruar në vetë vizën, individët mund të përballen me një ndalim të përhershëm për të udhëtuar në SHBA.