Ambasada e SHBA-së në Riad sulmohet më dronë
Dy shpërthime të reja janë dëgjuar në lagjen diplomatike të Riadit, raportoi agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar dy burime.
Ngjarja vjen pasi autoritetet saudite konfirmuan një sulm ndaj Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin saudit. Deri më tani nuk ka detaje zyrtare për dëmet apo viktimat e mundshme.
Ndërkohë, gazetarja Kellie Meyer nga NewsNation ka deklaruar se presidenti amerikan Donald Trump i ka thënë asaj se “shumë shpejt do ta mësoni” se cili do të jetë reagimi ndaj sulmit në ambasadën amerikane në Riad.
Sipas Meyer, Trump gjithashtu është shprehur se “nuk mendon se do të jetë e nevojshme prania e trupave tokësore” në luftën kundër Iranit, pasi më herët gjatë ditës kishte deklaruar se nuk është i frikësuar nga mundësia e dërgimit të forcave tokësore amerikane.
Priten informacione të tjera në vijim lidhur me zhvillimet e fundit në Arabinë Saudite. /SHENJA/

