Amar Emurli transferohet te Bashkimi i Kumanovës

Amar Emurli është përforcimi i fundit i skuadrës së Bashkimit të Kumanovës. Këta të fundit përmes faqes zyrtare kanë prezantuar sot futbollistin tetovar, si përforcimin e radhës në këtë merkato dimërore.
Emurli te Bashkimi transferohet nga Arsimi i Çegranit me të cilët luajti së fundmi, përderisa më herët ishte pjesë edhe e Sileksit të Kratovës.
Amar Emurli është futbollist i dalur nga shkolla e Shkëndijës së Tetovës, teksa nga mosha 18 vjeçare ishte pjesë e ekipit të parë të Renovës për një sezon në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Aziz Sahiti /SHENJA/