Alpinist i humbur në Pelister, vazhdon aksioni i shpëtimit

Alpinist i humbur në Pelister, vazhdon aksioni i shpëtimit

Në zonën e Parkut Nacional Pelister, pranë lokacionit të njohur si “Antena”, është raportuar një alpinist i humbur. Qendra për Manxhim me Kriza njofton se, personi ka qenë i arritshëm përmes telefonit për rreth 10 minuta, pas së cilës është humbur sinjali i telefonit mobil. Kërkimi fillimisht është kryer me ratrak, por pa sukses.

“Rasti është raportuar në SPB Manastir dhe në NP Parkun Nacional Pelister – Manastir, pas çka ekipet janë nisur menjëherë në terren. Për shkak të terrenit të vështirë dhe mjegullës së dendur, nga QS janë kërkuar koordinata, por janë dorëzuar koordinata që nuk përputhen me lokacionin e raportuar të alpinistit. Është vendosur kontakt me drejtorin e Parkut Nacional Pelister, i cili ndodhet vetë në terren. Ai ka komunikuar me shefin e SPB Manastir me qëllim sigurimin e koordinatave të sakta për lokalizimin e alpinistit”, thuhet në njoftim.

Nga QMK njoftuan se, aksioni për ta gjetur alpinistit është në zhvillim.

MARKETING