Alonso për El Clasicon: Dua të fitojmë dhe t’i bëjmë tifozët të lumtur
Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso ka folur para El Clasicos ndaj Barcelonës, duke thënë se synojnë fitoren, por për këtë i vynë përkrahja e madhe e tifozëve në stadium.
Pavarësisht vëmendjes së madhe në El Clasico, Alonso zbuloi se do t’i afrohet fundjavës si çdo fundjave tjetër, duke refuzuar të ndryshojë ritmin e tij përpara suksesit të madh në Bernabeu.
“Jam në gjendje të mirë fizike. E njoh mirë ndeshjen, por rutina ime e përditshme mbetet e njëjtë. Është një ndeshje e veçantë, por nuk do ta ndryshoj rutinën time të përditshme”, ka thënë fillimisht Alonso.
“E tëra që dua është të fitoj nesër dhe t’i bëj tifozët tanë të lumtur.”
Alonso, i ka kërkuar stadiumit “Santiago Bernabeu” të shpërthejë me zë të lartë për El Clasicon e nesërme, duke e përshkruar ndeshjen si momentin përcaktues të projektit të tij të ri.
“Është e qartë: El Clasico është një ndeshje e veçantë. Është e para në projektin tonë të ri. Na duhet që stadiumi të ketë energjinë e ndeshjeve të mëdha, të na shtyjë përpara”, përfundoi spanjolli.
Trajneri bask e sheh intensitetin e tifozërisë si një lojtar vendimtar të 12-të në një përplasje që tashmë është e mbushur me tension.

