Almir Rexhepi largohet nga Shkëndija, do të firmos me Besën

Almir Rexhepi largohet nga Shkëndija, do të firmos me Besën

Mbrojtësi i majtë, Almir Rexhepi është larguar nga skuadra e Shkëndijës së Tetovës. Këta të fundit përmes një komunikate kanë njoftuar ndarjen me 23 vjeçarin i cili është i dalur nga shkolla e futbollit Shkëndija.

Rexhepi ka kërkuar nga kuqezinjtë më shumë minuta për të luajtur ose leje për kalim në klubi tjetër, teksa drejtuesit tetovar kanë manifestuar mirëkuptim, duke i lejuar lojtarit pa kurfarë kompensimi të ndryshojë mjedis. S

ipas informacioneve jozyrtare, Almir Rexhepi karrierën e tij do ta vazhdojë te Besa e Dobërdollit, me skuadrën shqiptare që luan për herë të parë këtë sezon në elitën vendore që mund ti garantojë një vend në formacionin bazë. /SHENJA/

MARKETING