Allegri largon thashethemet për të ardhmen e tij te Juventusi, rikonfirmon objektivin sezonal

Allegri largon thashethemet për të ardhmen e tij te Juventusi, rikonfirmon objektivin sezonal

Në prag të ndeshjes mes Juventusit dhe Monza, e planifikuar për sot në orën 20:45, Massimiliano Allegri foli në një konferencë për shtyp edheë rreth të ardhmes së tij. Kjo, në një moment kur janë shtuar zërat se ai do të largohet në fund të sezonit nga bardhezinjtë. Madje është përfolur edhe pasuesi i tij te “Zonja e Vjetër, pikërisht Antonio Conte:

“Në këtë periudhë po flitet shpesh për të ardhmen time. Kam kontratë deri në vitin 2025, po punojmë mirë për të ardhmen e klubit. Kam folur me drejtuesit e rinj, shkoj shumë mirë me ta. Ka një harmoni të mirë mes hallkave të klubit, jam besimplotë se Juventusi do të ketë një të ardhme të rëndësishme.

Një gjë që mësova kur mbërrita këtu në vitin 2014 është se ADN-ja e Juventusit mbetet, pavarësisht nga lojtarët, trajnerët apo drejtuesit. Këtu duhet të heshtim dhe të punojmë. Strategjia e klubit nuk ngërthen vetëm të ardhmen e afërt, por edhe si do të jetë Juventusi në vitet e ardhshme”.

Mbi synimet e skuadrës që drejton në këtë sezon, Allegri rikonfirmon ato që ka thënë vazhdimisht: “Titulli i Serie A? Ne duhet të kemi ambicie për të bërë diçka të rëndësishme, por më e rëndësishmja është ndeshja e radhës.

Të mos harrojmë se qëndrimi jashtë Champions League, jo për shkak të defekteve sportive, ishte një dëm teknik dhe ekonomik për klubin. Ky është objektivi ynë minimal, të rikthehemi në Ligën e Kampionëve”.

MARKETING