Aliu: Që nga viti 1999 simboli i UÇK-së është keqpërdorur për pushtet dhe pasurim të padrejtë
Analisti Murati Aliu, i ftuar sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, tha se pas vitit 1999, simboli i UÇK-së shpesh është përdorur në mënyrë të gabuar dhe në emër të tij janë kryer shumë padrejtësi.
“Duhet të jemi korrekt me veten dhe me opinionin. Që nga viti 1999, simboli i UÇK-së ka qenë simboli në emër të të cilit janë bërë më së shumti padrejtësi, pasurim i padrejtë dhe shumë gjëra të liga,” theksoi Aliu.
Ai shtoi se ky simbol është keqpërdorur si në Kosovë, ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut, jo nga të gjithë, por nga individë të caktuar. “Është mbajtur pushteti me një lloj pushteti nacionalist, me UÇK-në si mjet politik. Në fund kemi parë persona që janë pasuruar, kanë zhvatur dhe kanë bërë gjithçka në emër të UÇK-së,” u shpreh Aliu. /SHENJA/

