Aliu: Kemi propozuar Mimoza Musën si nënkryetare e VLEN-it

Aliu: Kemi propozuar Mimoza Musën si nënkryetare e VLEN-it

MARKETING

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, deklaroi sot në një konferencë për shtyp se VLEN po punon aktualisht në aspektin administrativ, lidhur me shndërrimin e koalicionit në një parti të vetme.

MARKETING

Sample Image

Ai njoftoi se është një nga pesë anëtarët e komisionit për këtë proces, dhe se kongresi i parë i partisë do të mbahet më 9 maj.

Aliu konfirmoi gjithashtu se nënkryetare e partisë do të jetë Mimoza Musa, duke theksuar kontributin e saj si deputete dhe si përfaqësuese e Aleancës për Shqiptarët.

“Ne si parti kemi vendosur që nënkryetare të jetë zonja Mimoza Musa, edhe si zonjë edhe si përfaqësuese e Aleancës për Shqiptar, si deputete dhe kontributi i saj duhet të çmohet”, tha Aliu.

MARKETING