Aliu: Bujar Osmani është figura politike që mund ta zëvendësojë Ali Ahmetin

Aliu: Bujar Osmani është figura politike që mund ta zëvendësojë Ali Ahmetin

Analisti politik Qenan Aliu, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, tha se Bujar Osmani është figura politike që mund të zëvendësojë kryetarin aktual të BDI-së, Ali Ahmeti.

Sipas Aliut, megjithëse ka disa vërejtje për mënyrën si Osmani ka ushtruar detyrën si ministër i Jashtëm dhe si zëdhënës partie, këto janë pjesë e procesit të zhvillimit të partisë.

“Unë mendoj se Bujar Osmani do të ishte, dhe mbetet figura politike që mund ta zëvendësojë z. Ahmeti, sepse karizma vetëm nuk mjafton. Nevojitet kreativitet i ri politik, koncepte moderne dhe qasje të reja”, deklaroi Aliu. /SHENJA/

MARKETING