Alioski: Dhamë gjithçka nga vetja për t’i gëzuar tifozët, mirëpo kësaj radhe nuk arritëm

Alioski: Dhamë gjithçka nga vetja për t’i gëzuar tifozët, mirëpo kësaj radhe nuk arritëm

Futbollisti i përfaqësueses së vendit Ezgjan Alioski, ndihet i dëshpëruar pas humbjes së sotme të Maqedonisë së Veriut nga Ukraina.

Ai tha ishin të pafat, teksa nuk i shfrytëzuan rastet që i kishin për dallim nga Ukraina.

“Treguam se mundemi të luajmë futboll të bukur ndaj çdo përfaqësuese. Ishim të pafat, humbëm. Kishim shumë raste, mirëpo nuk i shfrytëzuam për dallim nga kundërshtari. Është e vështirë, jemi të dëshpëruar, mirëpo ky është futbolli”, u shpreh Alioski. /SHENJA/

MARKETING