Ali Ahmeti: Ti themi Jo Moskës dhe Po Evropës

Ali Ahmeti: Ti themi Jo Moskës dhe Po Evropës

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, nga foltorja e Kuvendit, tha se një gjë është e vërtetë, marrëveshje e Ohrit, e ndryshoi karakterin e shtetit, dhe bëri që shqiptarë të jenë të zot në shtëpinë e vet. Këto fjalë Ahmeti ia drejtori deputetit Pavle Trajanov, pas fjalimit të tij, raporton SHENJA.

“Ju duhet të jeni të guximshëm se për këto 22 vite kemi punuar së bashku. Unë dhe partia ime kemi bërë që të kemi partneritet të vërtetë, si me VMRO ashtu edhe me LSDM-në”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha se para nesh kemi probleme të mëdha, kjo qeveri dhe e ardhshmja duhet të jenë të angazhuar për të qenë kreativ në krijimin e politikave për të ardhmen.

“Lufta e ftoftë ka mbaruar por tani kemi një luftë ku flitet për përdorim të armë nukleare, nuk është diçka që duhet të nënçmohet. Moska ka shkel identitetin dhe integritetin e shtetit që quhet Ukrainë. Për këtë shkak ne duhet të jemi të vëmendshëm çfarë politika do të udhëheqim. A do të jemi në instalimin ideve të tilla, ku koka do të na jetë në Moskë, e stomaku në Evropë. Këto dy gjëra nuk shkojnë. Koka dhe stomaku duhet t’i kemi drejt Evropës. Pa dallim duhet të themi Jo Moskës dhe Po Evropës”, tha Ali Ahmeti, raporton SHENJA.

Ahmeti tha se gjithë vendet e Evropës i kanë kthyer rininë. Sipas tij shtetin duhet sa ma shpejt ta integrojmë në BE nëse dojmë ta kthejmë rininë tonë sërish në shtet.

MARKETING