Ali Ahmeti shpallet “Qytetar Nderi” i Prizrenit: Lidhja na e ka mbajtur shpirtin gjallë
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, u shpall sot “Qytetar Nder” i komunës së Prizrenit.
Ceremonia solemne u mbajt sot, ku morën pjesë shumë personalitete të shquara politike.
Ata vlerësuan lart kontributin e Ahmetit.
Të gjithë folësit në seancë thanë se ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe ish-lideri politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, për 40 vite ka qenë në funksion të shqiptarëve, fillimisht në Kosovë dhe pastaj edhe në Maqedoninë e Veriut.
Në fjalën e tij, Ali Ahmeti u shpreh tejet i nderuar me këtë titull.
Ahmeti tha se “Lidhja na e ka mbajtur shpirtin gjallë”.
“Na e ka mbajtur shpirtin gjallë sepse na ka mësua se si të mos epemi dhe të ndërtojmë program deri në çlirim, sepse vet Lidhja e Prizrenit ishte një platformë për çlirimin e tokave shqiptare”, tha Ahmeti në fjalën e tij të rastit.
Ndërkaq, kryetari i komunës Shaqir Totaj, tha se “Qyteti i Lidhjes” di t’i nderojë njerëzit të kalibrit sikur të kreut të BDI-së.
“Për më tepër edhe vet prezanca e z. Ahmeti me bashkëpunëtorë dhe familjen e tij e ka nderuar edhe Prizrenin”, tha Totaj.
Vendimi u mor nga Asambleja Komunale e Prizrenit më 28 mars.
Kuvendarët prizrenas me votim unanime votuan që Ali Ahmeti, ta gëzojë këtë titull/ Klankosova.tv