Ali Ahmeti: “Kongresi i 20 Dhjetorit do të përcaktojë rrugëtimin e ri të BDI-së”
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka njoftuar se sonte ka patur mbledhje Kongresi i Vazhdimësisë, një organ sipas tij thelbësor në kuadër të partisë.
“Sot zhvilluam mbledhjen e Kongresit të Vazhdimësisë, një organ thelbësor në kuadër të organizatës sonë politike.
Gjatë këtij takimi patëm një diskutim të gjerë mbi zhvillimet aktuale politike në vend, duke adresuar të gjitha sfidat me të cilat po përballet skena politike dhe shoqëria jonë.
Po ashtu, u ndalëm edhe në përgatitjet për Kongresin e 20 dhjetorit, një moment i rëndësishëm që do të përcaktojë drejtimin tonë të mëtejshëm.”, ka shkruar Ahmeti.

