Alexander Isak pritet t’i humbasë milionat pasi u transferua te Liverpooli

Alexander Isak pritet t’i humbasë milionat pasi u transferua te Liverpooli

Pavarësisht se nuk ka kërkuar zyrtarisht largimin, Alexander Isak do të humbasë një shumë të konsiderueshme pasi Neëcastle ka negociuar përjashtimin e pagesës së “besnikërisë” nga transferimi i tij rekord në Liverpool. 

Pas javësh të tëra spekulimesh, Liverpool ka arritur më në fund marrëveshje për të transferuar sulmuesin suedez.  

Klubi nga “Anfield” pritet të paguajë 125 milionë euro, një shumë që do të tejkalojë transferimin prej 106 milionë të Enzo Fernandez nga Benfica te Chelsea, duke vendosur një rekord të ri për Ligën Premier. 
Në total, marrëveshja ka vlerë 130 milionë euro për Newcastle, përfshirë pagesat e solidaritetit të FIFA-s që i takojnë klubeve të mëparshme të lojtarit.
Sipas një raporti nga The Mail, bisedimet mes Liverpool dhe Neëcastle u përshpejtuan ndjeshëm të dielën në mbrëmje dhe marrëveshja u finalizua përpara testeve mjekësore që do të zhvillohen të hënën.

Megjithatë, në detaje të tjera të marrëveshjes është bërë e ditur se Isak nuk do të përfitojë asnjë shpërblim për besnikëri nga Neëcastle, pasi kjo klauzolë është përjashtuar gjatë negociatave për kalimin e tij në ‘Anfield’, sipas gazetarit Craig Hope.

Martin Salisbury, jurist dhe pedagog në University Campus of Football Business, shpjegon se kërkesa zyrtare për transferim nga vetë lojtari mund të sjellë penalitete të mëdha financiare.

“Duke mos dorëzuar një kërkesë për transferim, lojtari ruan vlerën e kontratës së tij, që do të thotë se mund të kërkojë më shumë nga kontratat e paplotësuara kur shitet”, citohet në një raport të BBC. 

Isak kishte shprehur dëshirën për t’u larguar nga Newcastle gjatë verës dhe u përjashtua nga planet e parasezonit të skuadrës.  

 

Më vonë, ai mungoi edhe në ndeshjet e Ligës Premier kundër Aston Villa, Liverpool dhe Leeds.

MARKETING