Aleksandar Nikollovski: VMRO e vetme do t’i ketë mbi 61 deputetët

Aleksandar Nikollovski: VMRO e vetme do t’i ketë mbi 61 deputetët

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, i pyetur nëse Gruevski ka ndikim në anëtarësinë dhe në partinë, ai tha se partia është e bashkuar dhe nuk ka ndarje. Ai tha se e kanë gjetur partinë të shkatërruar, ndërsa tani, sipas anketave, të cilat pritet të dalin këtyre ditëve, tregojnë se dallimi mes tyre dhe LSDM-së është 3-1.

“Asnjëherë në opozitë nuk ka patur 3-1 me partinë në pushtet. Në lidhje me zgjedhjet çdokush mund të të testohet dhe të sheh se çfarë mendojnë qytetarët. Mendojë se VMRO-DPMNE do të ketë e vetme mbi 61 deputetët, që është një rezultat i fuqishëm nga pozita. VMRO, nëse duhet të jap prognozë, ose do t’i ketë 61 deputetë ose do të jetë shumë afër”, tha më tej Nikollovski. /SHENJA/

MARKETING