Aleksandar Nikollovski: Amnisitimin e Gruevskit e kanë kërkuar njerëz të LSDM-së dhe BDI-së

Aleksandar Nikollovski: Amnisitimin e Gruevskit e kanë kërkuar njerëz të LSDM-së dhe BDI-së

MARKETING

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se presidenti Stevo Pendarovski është president i cili e rrëzon pozitën e presidentit. Nikolovski këtë e tha në kontekstin e deklaratës së presidentit Pendarovski për kërkesën që ka ardhur në adresë të tij për amnistimin e Nikolla Gruevskit.

MARKETING

Sample Image

Sipas tij, kërkesë për të amnistuar Gruevskin ka patur nga pushteti.

“Është bërë nga më shumë njerëz në një takim, me njerëz të LSDM dhe BDI-së, ku ka qenë edhe presidenti aty. Dhe ai këtë e tha vetëm. Pyetja është tani se kush e ka kërkuar këtë, dhe tani ai këtu mbetet. Për shkak se nëse tregon kush ja ka kërkuar i rrënon themelet e kandidaturës së tij, ngase pret përkrahje, nëse hesht i bie që gënjen dhe shpik gënjeshtër”, tha Nikollovski. /SHENJA/

MARKETING