Aleanca për Shqiptarët: Degraduan gjeneralët shqiptarë, avancuan kuadrot e Beogradit

Edhe Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, ka reagur ndaj vendimeve të fundit të Presidentës Gordana Siljanovska-Davkova. Nga ASH thonë se pasi degraduan gjeneralët shqiptarë, avancuan kuadrot e Beogradit dhe bashkëpunëtorët rus. Sipas tyre, Siljanovska, të ejtën gradoi gjeneralin Orce Jordev në komandant të dytë të Ushtrisë, ndërsa Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s, ndërsa Jordev nuk mori certifikatën e NATO-s katër vjet më parë, sepse ishte i lidhur me strukturat ruse përmes “Ujqërve të Natës”.
MARKETING
Para pak kohësh, për komandant të Brigades së Parë nga partia e Selës thonë se vendoset Dejan Çiplakovski, i cili gjithashtu promovohet edhe në gjeneral, ndërsa shkollimin më të lartë ushtarak e ka kryer në vitin 2018 në BEOGRAD! Gjatë ditës së djeshme me urdhër të Presidentes Siljanovska, Gjeneral Besnik Emini, nga pozita e Komandantit të Komandës së Operacioneve (nga kjo pozitë, drejtpërdrejt komandonte rreth 80% të ushtrisë), ndrohet, degradohet dhe denigrohet, duke u vendosur në një pozitë administrative në Ministrinë e Mbrojtjes.
Derisa e gjithë kjo “masakër” po ndodh në Armatën e RMV-së, koalicioni i 5 partive Vlen merret me tendera dhe interesa miskine, thonë nga ASH, duke shtuar se kjo nuk është degradim vetëm i shqiptarëve në strukturat më të larta shtetërore, pasi nga ardhja e Qeverisë jolegjitime dhe monoetnike, shqiptarët u larguan dhe degraduan edhe nga shërbimet e sigurisë, Agjencia për Zbulim, Shërbimi ushtarak i Zbulimit dhe Sigurisë, si dhe një sërë institucionesh të tjera të rëndësishme, thuhet më tej në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.