Aleanca në Qeveri, Arben Taravari takon Ali Ahmetin

Aleanca në Qeveri, Arben Taravari takon Ali Ahmetin

Para se të takohej me qytetarët dhe aktivistët partiak të Gostivarit, kryetari i Bashkimit Demokratik për integrim, Ali Ahmeti u takua me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët Arben Taravarin. Takimin e konfirmuan për televizionin Shenja  edhe nga kabineti i Ahmetit edhe nga kabineti i Taravarit.

Temë kryesore e takimit ishte pjesëmarrja e Aleancës në Qeveri si dhe zhvillimet e tjera politile në vend, ndryshimet kushtetuese, perspektiva evropiane e vendit .

“Dy liderët kanë konstatuar se këto janë momente të rëndësishme për vendin dhe qytetarët, ndërsa ndryshimet kushtetuese dhe hapja e bisedimeve me BE-në janë prioritet strategjik, që do ndikojnë edhe në rjedhën e zhvillimeve të tjera në vend dhe rajon”, u shprehën nga kabineti i Taravarit. /SHENJA/

MARKETING