Aleanca e Selës mbledh nesër kuvendin e pestë në Shkup
Aleanca për Shqiptarët, e udhëhequr nga Ziadin Sela, ka njoftuar përmes një komunikate për media se të shtunën, më 27 dhjetor, do të mbajë kuvendin e pestë të partisë në Shkup, pas vendimit për të dalë nga koalicioni me AKI-në.
Ndërkohë, kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, gjatë një emisioni një ditë më parë paralajmëroi mundësinë e bashkimit të ASH-së me partinë VLEN dhe përfshirjen e saj në qeverisjen e vendit. Nuk është ende e qartë nëse në kuvendin e së shtunës do të diskutohet kjo çështje.
Ziadin Sela vazhdon të presë vulat e partisë në procesin ligjor mes tij dhe Arben Taravarit, ndërsa në zgjedhjet e fundit thuhet se Sela ka regjistruar subjektin e tij të ri politik.

