Alcaraz kampion i US Open

Alcaraz kampion i US Open

Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz është shpallur kampion i US Open 2025, turne i mbajtur në New York, SHBA, pas një përballjeje të fortë me rivalin italian Jannik Sinner.

Alcaraz fitoi me rezultat 3-1 në sete (2:6, 6:3, 1:6, 4:6), në një ndeshje që u karakterizua nga ritme të larta dhe momente dramatike në të katër setet.

Kjo ishte përballja e tretë mes dy yjeve të rinj të tenisit gjatë këtij viti. Më herët, Alcaraz kishte fituar në French Open, ndërsa Sinner e kishte mposhtur në Wimbledon, duke e bërë këtë finale një lloj “finaleje të madhe” për epërsinë sezonale.
Fitorja në US Open i sjell Alcaraz-it jo vetëm trofeun prestigjioz, por edhe pikë të rëndësishme në renditjen botërore, duke e forcuar pozicionin e tij mes tenistëve më të mirë të momentit.

MARKETING