Albin Kurti tubim të përbashkët me krerët e VLEN-it në Berlin
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti së bashku me liderët e opozitës shqiptare VLEN do të mbajnë një tubim të përbashkët në Berlin të Gjermanisë.
Lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesi i Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku i cili në profilin e tij në facebook ka shkruar për vendin dhe kohën se kur do të mbahet ky tubim.