Alarme të rreme për bomba në dy shkolla dhe tek Muzeu
Nga SPB Shkup sot u raportua se rreth orës 9 të mëngjesit është denoncuar se në adresat elektronike në dy shkolla private në Shkup dhe tek Muze kanë arrit porosi për mjete shpërthyese.
Kontrollet policore kanë treguar se bëhet fjalë për njoftime të rreme.
“Pasi sot në orën 9:00 u raportua se në adresat elektronike të dy shkollave private dhe muzeut në Shkup kishin arritur emaile për gjoja bomba të vendosura, menjëherë u ndërmorën masat dhe aktivitetet e duhura, u kryen kontrollet e nevojshme dhe u konstatua se bëhet fjalë për njoftime të rreme,” thonë nga SPB Shkup.

