Al Nassr rrit ofertën për Brozoviç, pritet përgjigja e Interit

Al Nassr rrit ofertën për Brozoviç, pritet përgjigja e Interit

Marcelo Brozovic dhe Al Nassr afrohen sërish, teksa klubi arab ka rritur ofertën për Interin, duke shkuar në 20 milionë euro, plus bonuset, për të kapur 23 milionë eurot që pretendojnë zikaltrit.

Palët ishin pranë firmës të premten, por gjithçka dështoi pasi drejtuesit e Al Nassr ulën ofertën në mënyrë të ndjeshme, duke zhgënjyer jo pak homologët e tyre milanezë.

Aq sa Interi dha një ultimatum, që nëse nuk do të shesë Brozovic për 23 milionë euro brenda javës së ardhshme, atëherë do të heqë nga merkatoja kroatin.

Dështimi për të marrë Ziyech, i cili nuk kaloi testet mjekësore, ka bërë që arabët të reflektojnë dhe të trokasin në zyrat e Interit me një ofertë të re, që duket se po merret në konsideratë nga presidenti Zhang, para se të ‘ndizet drita jeshile’ për transferimin.

 

MARKETING