Al Hilal ofron 200 mln euro për PSG-në dhe 400 mln euro në sezon për Mbapenë!

Al Hilal ofron 200 mln euro për PSG-në dhe 400 mln euro në sezon për Mbapenë!

Kilian Mbape është kryefjala e javëve të fundit në mediat sportive. E ardhmja e tij vazhdon me polemika dhe ka përçarja brenda drejtuesve dhe vet futbollistët, ka zgjuar interesim në shumë klube gjigande. Së fundmi, duke parë situatën e tensionuar të francezit te klubi nga Parisi, Al-Hilal është hedhur në sulm pa humbur kohë. Klubi nga Arabia Saudite i ka bërë një ofertë zyrtare PSZH-së, ndërsa nga mediet franceze raportohet se klubit parizien i janë ofruar 200 milionë euro për blerjen e kartonit të sulmuesit, ndërsa vetë Mbappe-së i është ofruar një pagë prej 400 milionë euro në sezon, shifër që do ta bënte atë lojtarin më të paguar ndonjëherë në historinë e futbollit.

MARKETING