Aktvendimi për zjarrin në spitalin modular më 16 maj!

Në Gjykatën e Tetovës, u thanw fjalët përfundimtare në rigjykimin për e rastit për zjarrin në spitalin modular ku u dogjën 14 pacientë.
Aktgjykimi do të shpallet më 16 maj në ora 12:00. Familjarët kërkojnë hetim dhe proces për shkaqet e zjarrit dhe dënim të fajtorëve të vërtetë.
Prokuroria Publike kërkoi që drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi dhe Institucioni Publik Shëndetësor Spitalor Klinik në Tetovë, si person juridik, të shpallen fajtorë për veprën penale “krime të rënda kundër sigurisë publike”. Rasti rigjykohet pasi Gjykata e Apelit të Gostivarit e ka kthyer lëndën në Gjykatën Themelore në Tetovë. Megjithatë, të akuzuarit nuk akuzohen për shkaqet e zjarrit por për vepra tjera penale.