Aksioni policor, në Maqedoninë e Veriut janë sekuestruar 300-400 mijë euro të falsifikuara

Aksioni policor, në Maqedoninë e Veriut janë sekuestruar 300-400 mijë euro të falsifikuara

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se oficerët e policisë së SBPOK-ut, në bashkëpunim me policinë nga Maqedonia dhe Europoli, në kuadër të operacionit të madh me emrin e koduar “Vardar”, dhe me urdhër të Prokurorisë Publike për Krim të Organizuar, sot në territorin e Serbisë arrestuan gjashtë anëtarë të një grupi kriminal të organizuar, të dyshuar për veprën penale të bashkimit për kryerjen e falsifikimit të parave.
Sipas Daçiqit, gjithsej gjashtë persona janë arrestuar në Novi Pazar, Novi Sad, Sombor dhe Suboticë.

Gjatë arrestimit të të dyshuarve, është gjetur një sasi e madhe parash të falsifikuara.

Po kryhen bastisje në disa lokacione dhe deri tani janë sekuestruar rreth 180,000 euro të falsifikuara, në prerje prej 50, 100 dhe 200 euro.

Në periudhën e mëparshme, gjatë hetimeve, janë sekuestruar edhe 120,000 euro të falsifikuara, duke e çuar totalin në rreth 300,000 euro.

“Në territorin e Maqedonisë së Veriut janë sekuestruar mes 300,000 dhe 400,000 euro të falsifikuara dhe është gjetur një makinë për shtypjen e parave të falsifikuara. Operacioni po vazhdon,” deklaroi Daçiq, sipas agjencisë Tanjug.

MARKETING