Aksion policor në Batincë dhe disa lokacione tjera, kërkohet disa të arratisur

Aksion policor në Batincë dhe disa lokacione tjera, kërkohet disa të arratisur

Në disa lokacione, përfshirë edhe fshatin Batincë, policia është në kërkim dhe po zhvillon operacion për arrestimin e një personi në arrati, i dyshuar për vepra të rënda penale, ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Disa ekipe policore ndodhen në terren në Batincë, vendlindja e të dyshuarit, i cili dyshohet për dy vrasje.

“Pas informatave të marra paraprakisht, shërbimet kompetente policore pranë MPB-së sot kanë vepruar në territorin e Shkupit, me qëllim privimin nga liria të një personi për të cilin është shpallur fletarrestim kombëtar dhe ndërkombëtar për vepra të rënda penale. Aktivitetet në terren po vazhdojnë me qëllim gjetjen dhe arrestimin e personit me interes të lartë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Sipas informacioneve të televizionit Telma, bëhet fjalë për Xhavit Musa, anëtar i klanit “Belanoca”, i cili ndodhet në arrati dhe në muajin korrik dyshohet se ka kryer vrasjen e një banori të Batincës, oficer i ARM-së, për shkak të mosmarrëveshjeve dhe tentativës për ta martuar me forcë vajzën e viktimës. Ai më herët dyshohet edhe për një vrasje tjetër.

MARKETING