Aksion i madh policor në Shkup dhe Kumanovë, ka të arrestuar

Aksion i madh policor në Shkup dhe Kumanovë, ka të arrestuar

Pas disa muajsh procedurash paraprake hetimore të zhvilluara nga Prokuroria Themelore Publike e Shkupit në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, sot u krye një aksion i madh policor në zonën e Shkupit dhe Kumanovës dhe u arrestuan disa persona, raporton SHENJA.

Siç njofton Prokuroria, gjatë hetimit u aplikuan masa të posaçme hetimore dhe aksioni u krye nën udhëheqjen e drejtpërdrejtë të një prokurori publik. Gjatë bastisjeve në disa lokacione, policia sekuestroi një sasi të madhe amfetamine dhe ndaloi disa persona të dyshuar për pjesëmarrje në trafik të paligjshëm droge.

“Pas një procedure disamujore parahetimore nga Prokuroria Themelore Publike Shkup në bashkëpunim me Ministrinë për Punë të Brendshme, në të cilën u aplikuan masa të posaçme hetimore, sot ekipet policore nën udhëheqjen e një prokurori publik po kryejnë një operacion dhe bastisje në disa lokacione në Shkup dhe Kumanovë”, thekson Prokuroria.

Institucionet njoftojnë se më shumë informacion do të publikohet pas përfundimit të të gjitha aktiviteteve operative. Operacioni konsiderohet një hap i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar të lidhur me drogën në nivel kombëtar.

MARKETING