Aksion antidrogë në Strumicë: Konfiskohen 100 kg marihuanë, ndalohen tre persona

Aksion antidrogë në Strumicë: Konfiskohen 100 kg marihuanë, ndalohen tre persona

Ministria e Punëve të Brendshme  njofton se gjatë një aksioni policor antidrogë të zhvilluar më 30 qershor 2025 në Strumicë, janë konfiskuar rreth 100 kilogramë marihuanë, ndërsa tre persona janë ndaluar.

Sipas njoftimit zyrtar, zyrtarët e SPB Strumicë, në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe në përputhje me autorizimet ligjore, kanë vepruar sipas urdhrit të prokurorit publik. Rreth orës 18:30, në rrugën “Kliment i Ohrit” në Strumicë, është ndaluar një veturë e tipit “Volkswagen Golf” me targa të falsifikuara, e drejtuar nga E.B. (32) nga fshati Popçevë, Strumicë. Së bashku me të në automjet ndodheshin edhe A.S. (39) dhe A.S. (24), të dy nga Shkupi.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur gjashtë qese me gjithsej 100 pako marihuanë, me një peshë të përgjithshme prej rreth 100 kilogramësh.

Për rastin është informuar Prokuroria Themelore Publike e Strumicës. MPB njofton se pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, gjatë ditës do të ngrihen kallëzime penale ndaj të dyshuarve dhe ata do të dalin para gjykatësit në Gjykatën Themelore të Strumicës.

MARKETING