Aksident tragjik në autostradën Beograd–Nish, humbin jetën dy shtetas të Maqedonisë së Veriut

Aksident tragjik në autostradën Beograd–Nish, humbin jetën dy shtetas të Maqedonisë së Veriut

Dy persona, shtetas të Maqedonisë së Veriut, humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi herët në mëngjes në autostradën Beograd – Nish në Serbi. Sipas informacioneve nga mediat serbe, automjeti në të cilin udhëtonin doli nga rruga. Aksidenti ndodhi pranë daljeve të Umçarit.

Sipas mediave serbe, vetura e markës “Seat” me targa gjermane ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës. Raportohet se nga makina e aksidentuar u nxorën trupat e një burri dhe një gruaje, të cilët u konfirmuan se janë shtetas të Maqedonisë.

Sipas raportimeve, në automjet ndodhej edhe një person tjetër, pasagjer, i cili mbijetoi përplasjen, por pësoi lëndime të rënda trupore dhe u dërgua urgjent në spital për trajtim mjekësor.

MARKETING