Aksident trafiku në hyrje të Shkupit, devijohet komunikacioni në rrugë tjetër

Sot (18.07.2025) në orën 10:35 të mëngjesit, në SPB Shkup është raportuar se në autostradën Kumanovë – Shkup, pranë hotelit Bellevue, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet transportues “iveco” me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.D. (54), një automjet pasagjerësh “audi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.R. (31) dhe një automjet pasagjerësh “golf” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga S.A.
Me ambulancë, S.A. është transportuarnë kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” për ndihmë. Hetimi është duke vazhduar, dhe trafiku në atë pjesë drejt Shkupit po devijohet pas pompës së benzinës.