Aksident trafiku, ndërron jetë 17 vjeçari nga Kërçova

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se më datë 4 korrik 2025, rreth orës 15:26, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në kryqëzimin e rrugëve “Boris Kidriq” dhe “Mirko Mileski” në Kërçovë.
Në aksident janë përfshirë një automjet udhëtarësh i tipit “Audi” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga A.E. (22) nga fshati Strellc, dhe një motoçikletë e markës “Hamachi”, e drejtuar nga një djalë 17-vjeçar nga Kërçova.
Si pasojë e përplasjes, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar me urgjencë drejt klinikës “Nëna Terezë” në Shkup. Fatkeqësisht, i riu ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital si pasojë e plagëve të marra. Vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë ekipet policore dhe një prokuror publik. Me urdhër të prokurorit, do të kryhet autopsia e trupit të viktimës për të përcaktuar saktësisht shkakun e vdekjes.
Hetimet për rrethanat e aksidentit janë në vazhdim.