Aksident në Shkup, lëndohen dy persona

Aksident në Shkup, lëndohen dy persona

MPB njofton se dje ka ndodhur një aksident në Shkup, ku kanë mbetur të lënduar dy persona.

“Më datë 09.12.2023 në ora 23:30 është raportuar se në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit “Reno Twingo”, i drejtuar nga I.S.(42) nga Shkupi dhe një autobus “man” i drejtuar nga I.S.L.(56) nga Shkupi, të dy me targa të Shkupit.
Në aksident ka pësuar lëndime të rënda drejtuesi i veturës, ndërsa i lënduar rëndë është pasagjeri i tij A.S.T.(39) nga Shkupi, lëndimet të cilët janë konstatuar në Kompleksin klinika “Nënë Tereza”.

Në vendin e ngjarjes ekspertizë ka kryer ekipi inspektues nga SPB-Shkup”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

MARKETING