Aksident në rrugën Koçan–Vinicë, humb jetën një person
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se dje pasdite, rreth orës 17:35, Departamenti i Punëve të Brendshme në Koçan ka pranuar një njoftim për një aksident trafiku në autostradën Koçan–Vinicë, në vendin e njohur si “Slanecki Dol”.
Sipas informacioneve zyrtare, një automjet pasagjerësh i tipit “Peugeot”, me targa të Vinicës, i drejtuar nga B.K. (48) nga Vinica, ka dalë nga rruga. Si pasojë e lëndimeve të marra, shoferi ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga një ekip i Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi. Një ekip nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Koçan ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa po vijon hetimi për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

