Aksident në Aerodrom, përmbyset një veturë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në lagjen Aerodrom, në kryqëzimin pranë qendrës tregtare “Perla”, në drejtim të Novo Lisiçes.
Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, në aksident janë përfshirë dy automjete. Ka dëme të mëdha materiale, ndërsa njëra nga veturat është shkatërruar pothuajse tërësisht dhe është përmbysur.
Nga ajo që shihet në terren, dyshohet se ka të lënduar, por deri tani nuk ka ndonjë informacion zyrtar në lidhje me gjendjen e tyre.