Aksident i rëndë në Bolivi! Mjetet përplasen kokë më kokë, humbin jetën 12 persona

Aksident i rëndë në Bolivi! Mjetet përplasen kokë më kokë, humbin jetën 12 persona

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën humbën jetën dhe katër të tjerë u plagosën pas një aksidenti të rëndë në një autostradë në Bolivi.

Përplasja kokë më kokë ndodhi midis rajoneve Oruro dhe Psiga, mes një kamioni dhe furgoni.

Mediat lokale raportuan se në mesin e viktimave ishin edhe dy të mitur. Nga ana tjetër, personat e lënduar janë transportuar në qendrat shëndetësore më të afërta që ndodhen në atë zonë.

Në pamje shihet se të dyja mjetet janë dëmtuar rëndë nga përplasja, e cila ka qenë shumë e fortë.

Më e prekur ka qenë furgoni i shkatërruar totalisht, në të cilin ndodheshin edhe viktimat.

Autoritetet vendase e kanë përcaktuar këtë aksident si më të rëndin e kohëve të fundit ku 12 persona mbetën viktima.

Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes së dy mjeteve të cilat po udhëtonin në autostradë.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë policia, ndërsa po bëhen verifikimet për të gjetur shkakun e vërtetë të përplasjes.

MARKETING