Aksident i përgjakshëm në rrugën Dibër-Strugë, 33 vjeçari me motoçikletë humb jetën

Aksident i përgjakshëm në rrugën Dibër-Strugë, 33 vjeçari me motoçikletë humb jetën

Tridhjetë e tre vjeçari nga Kërcova ka humbur jetën në aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 14:30 në rrugën Dibër-Strugë, informojnë nga SPB Ohër.
Aksidenti ka ndodhur mes makinës “Pezho-406” me targa të Shkupit, e drejtuar nga 43 vjeçari B.G nga Shkupi dhe motoçikletës “Dukati” me targa të Kërçovës, e drejtuar nga 33 vjeçari B.R.
Siç shtojnë nga SPB Ohër në vendin e aksidentit jetën e ka humbur motoçiklisti, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i Ndihmës së Shpejtës- Dibër.

MARKETING