Akil Gjakova i siguron medaljen e artë Kosovës në Kampionatin e Hapur Evropian
Xhudisti kosovar, Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë në Kampionatin e Hapur Evropian në kategorinë deri ne 73 kilogramë.
Për të arritur në finale, ai mposhti paraprakisht në gjysmëfinale rumunin Petru Pelivan.
Kosova në këtë Kampionat u përfaqësua nga 4 garues ku tre prej tyre (Dardan Cena, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi) morën medaljen e bronztë, ndërsa Akili fitoi medaljen e artë./Telegrafi/