AKE duhet të marrë vendim për ofertën më të mirë të tenderit për operator të tretë celular

AKE duhet të marrë vendim për ofertën më të mirë të tenderit për operator të tretë celular

Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE) sot duhet të marrë vendim për zgjedhjen e ofertës më të volitshme të tenderit për operator të tretë celular pasi që më 24 nëntor të vitit të kaluar i vazhdoi afatet nga dokumentancioni i tenderit me kërkesë të ofertuesit të vetëm “One Makedonia Telekomunikacii”, në “For-aj-xhi” hungareze.

Me vendimin e fundit të AKE-së, afati i fundit për ndarje të mirënjohjeve për shfrytëzim të radiofrekuencave është 25 shkurti i vitit 2026.

“Parashikohet hyrja zyrtare të ndodh në fillim të vitit 2026. Kjo do ta rrisë konkurrencën në treg, që ka qenë vërejtje konstante në raportet e Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë – deklaruan për MIA-n nga AKE muajin e kaluar.

Procesi i vendosjes së një operatori të tretë të rrjetit celular dhe shërbimeve filloi vitin e kaluar pasi Grupacioni 4iG, përmes degës së tij “One Makedonija Telekomunikacii”, zyrtarisht i dorëzoi AKE-së një letër me qëllime më 17 dhjetor të vitit 2024, duke shprehur interes për sigurimin e frekuencave radiofonike të disponueshme si pjesë e planit për të hyrë në tregun e telekomunikacionit si një operator i ri në vend. Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski, në një deklaratë për mediat në atë kohë, vlerësoi se zyrtarizimi i interesit për të hyrë në treg nga Grupi 4iG do të nënkuptonte fundin e duopolit të dy operatorëve celularë në vend dhe ulje të çmimeve për shërbimet celulare.

Në tregun vendor punojnë “Telekomi i Maqedonisë” SHA SHkup dhe “A1 Maqedoni” SHPKNJP Shkup, si dhe operatorët virtualë “Lajkamobajl” SHPKNJP, “Mtel” SHPKNJP Shkup “Robi” SHPKNJP Shtip dhe “Green telekomunikaciii” SHPK Prilep.

Përfundimisht me tremujorin e tretë të vitit të kaluar, numri i parapaguesve aktivë në telefoninë celulare 2,105,467. Pripejd parapagues rezidencial janë 833.089, postpejt rezidencialë  1.024.072, ndërsa postpejd afaristë 248,306.

Sipas të dhënave të AKE për tremujorin e tretë të vitit të kaluar, “A1 Makedonia” ka pjesëmarrje prej 47,41 për qind në numrin e përgjithshëm të abonentëve, “Makedonski Telekom” – 46.68 për qind, “Mtel” – 4,55 për qind, “Telekabel” – 1,27 për qind dhe “Green mobile” – 0.10 për qind. Në të ardhurat nga ofrimi i shërbimeve të komunikimit celular (niveli i shitjes me pakicë) në tremujorin e tretë të vitit 2025, “Makedonski Telekom” ka një pjesëmarrje prej 49,49 për qind, “A1 Macedonia” – 48,58 për qind, “Mtel” – 0,93 për qind, “Telekabel” – 0.79 për qind dhe “Green mobile” – 0,11 për qind. Qasja në internet me shtrirje të gjerë dhe të ngushtë nëpërmjet rrjeti celular (2G/3G/4G) në tremujorin e tretë kishte 1,781,697 parapagues.

MARKETING